“Përbindësh’ i lashtë… astronomët mendojnë se kanë zbuluar objektin më të shndritshëm në Univers

Një kuazar 500 trilion herë më i ndritshëm se dielli ynë është zbuluar nga astronomët, të cilët thonë se mund të jetë vendi më i shndritshëm dhe “më i dhunshëm” në Univers.

Vrima e zezë supermasive që ndodhet në zemër të kuazarit, rezulton të jetë afro 17-19 miliardë herë më e madhe se masa e diellit dhe po rritet me një shpejtësi të pavëzhguar ndonjëherë.

Sipas vëzhgimeve dhe modelimeve kompjuterike, kjo vrimë e zezë supermasive arrin të ‘gllabërojë’ masën e 370 diejve në një vit. Me fjalë të tjera, vrima e zezë në fjalë ‘gllabëron’ masën ekuivalente të Diellit tonë brenda një dite.

Kuazarët janë bërthamat e shndritshme të ‘galaktikave aktive’- ato që kanë në qendër të tyre vrima të zeza supermasive dhe që konsumojnë sasi ‘monstruoze’ të materies.

Kuazari ishte keqidentifikuar fillimisht si një yll (disa dekada më parë). Ai u zbulua së fundmi falë vëzhgimeve të bëra nga dy teleskopë (një në Australi e tjetri në shkretëtirën e Kilit)

Ky kuazar është vendi më i dhunshëm që ne njohin në Univers’-tha Christian Wolf, drejtues i vëzhgimit.

Kuazari njihet si J0529-4351 dhe është 12 miliardë vite dritë larg (një vit drite është 5.8 trilion milje).

Gjetjet u publikuan në revistën “Nature Astronomy”