Ka përfunduar përballja mes Shqipërisë e Kroacisë, me rezultatin 2-2, ndërsa kuqezinjtë arritën të barazojnë rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.
Golin e shënoi Gjasula, i cili fatkeqësisht kreu dhe një autogol në minutën e ’76 të ndeshjes, duke i dhënë përkohësisht avantazhin krotëve.
Pjesa e parë foli për kuqezinjtë të cilët arritën të shënojnë që në minutën e 11’ falë një goditje të saktë me kokë nga ana e Laçit.
45 minutat e para përfunduan me rezultat 1-0 për Shqipërinë, por në 45 minutëshin e dytë, ishte Kroacia ajo e cila u tregua më dominante dhe rrezikoi që në minutat e para portën. Strakosha mundi të presë dy gola të sigurt që 10 minutëshin e pjesës së dytë.
Në minutën e 74’ ishte Kramariç i cili shënoi golin e parë për kroatët, ndërsa 3 minuta më vonë, një karambol në zonën e reptësisë çoi topin në portë.
Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në minutat shtesë, ishte Gjasula ai i cili i solli barazimin kombëtares.