Përleshjet në Zveçan, KFOR: 3 ushtarë “të plagosur me armë zjarri”

Nga përleshjet e djeshme, tre ushtarë hungarezë të misionit paqeruajtës së NATO-s, rezulton të jenë plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit.

Kështu bëri të ditur KFOR-i, përmes një deklarate të kësaj të marte. . Në njoftimin dërguar mediave, thuhej se tre ushtarët “nuk kanë plagë vdekjeprurëse”.

Nga përleshjet e së së hënës në Zveçan, u lënduan gjithsej 30 oficerë të KFOR-it, 19 prej tyre nga kontigjenti hungareze dhe 11 nga forcat italiane.

KFOR-i tha se dhuna e së hënës në Zveçan ishte e “paprovokuar”.