Përmet, shërbyesja gjen të pajetë të moshuarën në banesë… i dyshuar, i shoqi 82 vjeçar i viktimës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në Përmet (fshati Pëllumbarë), atje ku një i moshuar 82 vjeçar, i ka marrë jetën të shoqes 80 vjeçe.

Ngjarja është zbuluar këtë mëngjes nga shërbyesja e cila punonte në banesën e çiftit të moshuar. Kjo e fundit ka mbërritur rreth orës -6:30 atje dhe ka gjetur pa shenja jete gruan e moshuar. 80 vjeçarja kishte shenja dhunë në trup, çka ka bërë që gruaja të lajmërojë policinë.

Hetuesit kanë zbuluar se gruaja është goditur me një shkop druri, ndërsa i dyshuari kryesor mbetet 82 vjeçari. Rezulton se 82 vjeçari, ka qenë i proceduar edhe më parë për akuzën e dhunës në familje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë  në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.