Një aksident tragjik ndodhi pak pas mesnatës në rrugën Prrenjas- Librazhd, ku një autoveturë e tipit ‘Mercedes Benz’ është përplasur me një kamion.


Për pasojë, një vajzë 20 vjeçare e cila ishte pasagjere në veturë, ka ndërruar jetë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Pishkash, në një kthesë. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë të të dyja automjeteve në kthesës e fortë të aksit rrugor.

Shoferi i veturës, 34 vjeçari Zef Sinani, po ashtu ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana tjetër, shoferi i kamionit është një shtetas me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
E ndjera e quajtur Megi, ishte e fejuara e 34 vjeçarit. Të rinjtë të cilët kishin afro 3 muaj të fejuar, po udhëtonin pasi kishin festuar ditën e ‘Shën Valentinit’ së bashku.