Sportisti Ertjan Kofsha, është shpallur kampion i Europës për të rinjtë.
Peshëngritësi 18 vjeçari mori medalje të artë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 153 kg.
Ertjani arriti të marrë dhe dy medalje të bronzta. Ai u rendit në vendin e tretë në stilin e shtytjes me 184 kg, ndërsa në dygarësh me 337 kg në total, në kampionatin që po zhvillohet në Rumani.
Vitim që lamë pas, Ertjani arriti të marrë plot 3 medalje ari në kampionatin Europian.