Peshëngritësi shqiptar shpallet kampion në Doha të Katarit

Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha është shpallur kampion në garën e mbajtur në Doha të Katarit.

Shtangisti me origjinë nga Cërriku arriti të fitojë në dygarësh, duke ngritur 165kg në stilin e shkëputjes dhe 193 kg në shtytje, një përmirësim ky i rekordit të tij personal me 4 kg.

Kofsha konkurroi në Kampionatin Aziatik me disa nga peshëngritësit më të mirë në botë.

Ky sukses është një arritje e madhe jo vetëm për Kofshën, por edhe për sportin shqiptar në përgjithësi, duke dëshmuar se me punë të palodhur dhe përkushtim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare.