Pluhuri saharian “mbulon” Greqinë, autoritetet: Sot koncentrimi i pluhurit 7 herë më i lartë se dje

Një Greqi e tërë është përfshirë nga një re masive pluhuri që vjen nga Afrika, duke e kthyer qiellin atje më të ngjashëm me Marsin.

Meteorologët dhe autoritetet kompetente në Greqi i janë drejtuar me thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë daljet në ambiente të hapura, veçanërisht të atyre që kanë sëmundje kronike.

Por duket se sot, koncentrimi i pluhurit të ardhur nga kontinenti afrikan, ka qenë edhe më i lartë. Siç raportoi Protothema, koncentrimi i pluhurit ditën e djeshme (martë) ishte 120 mikrogramë për metër kubik ajri. Nga matjet e kryera mëngjesin e të martës, koncentrimi ka qenë 700 deri në 800 mikrogramë për metër kubik ajri. Meteorologët e autoritetet kanë shpjeguar se pluhuri është zhvendosur më poshtë në hapësirë, duke sjellë dhe një rritje të shqetësimit për cilësinë e ajrit dhe rrezikun që i paraqitet personave me sëmundje kronike.

“Sot pluhuri ka rënë më poshtë”-tha Panagiotis Giannopoulos, meteorologu i ERT-së, i cili shpjegoi dhe për matjet e kryera gjatë këtyre dy ditëve.

Ndërkohë po ditën e djeshme, Profesori i Pulmonologjisë Nikos Tzanakis, i tha Protothemës se pasojat e kësaj ndotje të madhit të ajrit, do të shihen në 24 apo 48 orët në vijim. Jo pa qëllim Ministria e Shëndetësisë në Greqi Ka reaguar këtë të mërkurë duke bërë publike disa rekomandime, veçanërisht për personat në rrisk apo me sëmundje kronike.

Në rekomandime, thuhet:

-Persona me probleme respiratore, paciantët me sëmundje zemre, fëmijët dhe personat mbi 65 vjeç, duhet të evitojnë plotësisht çdo aktivitet fizik në ambiente të jashtme

-Rekomandohet të evitohen daljet jashtë, veçanërisht në zona ku ka trafik të rënduar

-Personave me astmë mund t’u duhet të përdorim më shumë medikamentet dhe pompat e tyre. Nëse simptomat nuk largohen, konakti me mjekun është i rekomanduar.

Në rekomandimet për popullatën e përgjithshme, thuhet:

Sugjerohet të evitoni çdo aktivitet fizik si dhe të limitoni kohën e qëndrimit në ambiente të hapura, veçanërisht në zonat me trafik të rënduar. Mbani mbyllur dyert dhe dritaret

Deri më tani qielli vijon ende të jetë ‘portokalli’ në shumë vende të Greqisë, veçanërisht në zonën e Atikas në Athinë. Sipas parashikimit të kryer nga Obersevatori Kombëtar i Athinës, pluhuri saharian do të nisë të largohet deri të nesërmen (e enjte) falë erërave të forta që vijnë prej perëndimit e veriperëndimit. Pluhuri saharian veçse do të shkojë më tutje në zonën e Dodekanezit (ishujt) më në jug.