Po bënte punë riparuese në një kamion, ndërron jetë 45 vjeçari në Kurbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në një servis automjetesh në Kurbin. 45 vjeçari Albert Mamli po punonte në një kamion, kur aksidentalisht automjeti e ka zënë poshtë. Mbetet ende e paqartë rrethana e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.