Po flinin kur në banesë i hyri masivi shkëmbor, gruaja rrëfen momentet e panikut

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në një fshat të Përmetit, atje ku një masiv shkëmbor u shkëput nga mali dhe ra në banesën e një familje. Shkëmbi me peshë afro 21 ton depërtoi në dhomën e gjumit të një çifti i cili në atë moment flinte gjumë së bashku më vajzën e tyre të mitur.

Masivi shkëmbor lëndoi kryefamiljarin, i cili mbeti i ngecur për afro 5 orë, derisa zjarrfikësit mundën ta lirojnë. Mbi rastin foli bashkëshortja e të lënduarit, i cili u dërgua me plagë në gjymtyrët e poshtëm në spitalin e Janinës.

“Dhimitri ndodhet për momentin në spitalin e Janinës. Shpresojmë për një shërim sa më të shpejt, dashtë Zoti. Ishim të tre në dhomë, mua më ka prekur shkëmbi në brinjë, në anësore, ndërsa vajzës i ra tavani komplet në trup, por jo dëmtime shumë të rënda.

Ne ishim në gjumë, ishte ora diku 4 e gjysmë. Mbaj mend ishte një tronditje shumë e madhe dhe kam menduar se ishte tërmet, sepse ishin goditje shumë të forta. Pastaj për një sekond mbaroj çdo gjë. Erdhi vjehrra me vjehrrën në dhomë, sepse jetojmë bashkë dhe thanë ‘gocën, gocën’, sepse e vetmja që donim të shpëtonim ishte vajza. Ajo është goditur në kokë, iu enjtë koka për momentin, por që pa dëmtime të rënda.

Është shkatërruar çdo gjë dhe e vetmja gjë që nuk ka lëvizur fare janë ikonat e Krishtit dhe Maries. Gjendja ishte shumë e rëndë, Dhimitri qendroi 5 orë nën gur”, u shpreh Sara në një intervistë për abc-në