Australia e largët me gjasë mund të bëhet i pari vend i cili do të sanksionojë me ligj ndalimin e të gjitha mdiave sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç.
Plani ambicioz është prezantuar nga kryeministri i vendi Anthony Albanese, i cili tha qeveria po bën gati një paketë ligjore që prezantohet për herë të parë në botë e që do të synojë të bëhet ligj vitin e ardhshëm.
Aktualisht Australia po kryen testime mbi një sistem për verikimin e moshës dhe bllokimin e aksesit të fëmijëve nëpër platformat e rrjeteve sociale. Testimet dhe sistemi në fjalë, përfshijë një sërë masash që kanë kontrollet më të rrepta të imponuara në mbarë botën e lirë.
“Media sociale po i sjell dëm fëmijëve tanë dhe unë po bëj thirrje për t’i dhënë fund kësaj”-tha kryeministri Albanese.
(Në videon e mëposhtme, e gjithë deklarata e kryeministrit Albanese lidhur me planin për të ndaluar qasjen në rrjete sociale të fëmijëve)
Ai më tutje citoi një sërë rrisqesh të shëndetit fizik e mental me të cilat ekspozohen fëmijët që përdorin rrjetet sociale, në veçanti rriskun e lartë e të dëmshëm ndaj vajzave, të cilat ekspozohen me përmbajtje mizogjene e perceptime të deformuara të imazhit trupor.
“Nëse je një fëmijë 14-vjeçar që i merr këto gjëra, në një kohë kur po kaloni ndryshimet e jetës dhe po piqeni, mund të jetë një kohë vërtet e vështirë. Ajo që ne po bëjmë, është të dëgjojmë dhe më pas të veprojmë.” tha më pas Albanese.
Australia propozon në legjislaturë limitin më të lartë të moshës (16 vjeç e sipër) krahasuar me çdo shtet në botë, si dhe heqjen e llogarive të hapura më parë që shkelin ligjin (nëse legjislacioni do të hyjë në fuqi).
Paketa ligjore do të prezantohet këtë vit në parlamentin e vendit, ndërsa nëse ligji kalohet, do të hyjë në fuqi 12 muaj më vonë (në fund të vitit 2025). Në lidhje me këtë propozon, qeveria ka edhe mbështetjen e opozitës, pasi Partia Liberale është shprehur pro për një pezullim të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët.
Paketa ligjore parashikon se prej saj nuk do të përjashtohet asnjë fëmijë nën moshën e lejuar, përfshi dhe ata fëmijë që kanë hapur llogari në rrjet me pëlqimin e prindërve, apo ato fëmijë që nuk e kanë mbushur moshën por e kanë hapur më parë llogarinë.
“Ajo që ne po njoftojmë këtu dhe ajo se çfarë ne do të bëjmë me ligj, do të jetë për herë të parë në botë”-tha Ministrja e Komunikimeve Michelle Rowland.
Ministrja më tutje tha se ligji do të përfshijë kufizime për të gjitha platformat, pëfshi këtu META-n, Tik Tok-un, X-in e Elon Musk. Madje Ministrja tha se edhe Youtube me gjasë do të jetë pjesë e kufizimeve ligjore.
Agjencia e lajmeve Reuters iu drejtua me pyetje kompanive të mëdha, por asnjëra nuk dha një koment. Tik Tok refuzoi të japë një koment, ndërsa Meta, Alphabet dhe X nuk iu përgjigjën kërkesës për të bërë një koment.
Burimi: Reuters/ Përshtati me disa shkurtime: FCH.al