Në mes të një distance prej pak metrash, zemra e kësaj nëne bëhesh copash. Kur i hedh këmbët në drejtim të vajzës së intubuar, e kthen kokën pas dhe shikon me lotët që nuk pushojnë, të birin. Ai ndodhet pak metra më tutje në inkubatorin tjetër, po ashtu i intubuar.
Prej mëse 2 javësh kjo skenë përsëritet e përsëritet. Çdo ditë. Ndërsa natën çdo moment në mendjen e kësaj nëne.
Me këtë sprovë të madhe përballet Manjola. 5 vite priti të bëhej nënë. Ndërsa sot, ato 5 vite duken si një pikë ujë përpara dhimbjes që përjeton. Gajusi e Melodia, vëlla e motër binjakë, janë të dy të intubuar. Me të ardhur në jetë më 16 maj, gjendja e tyre shëndetësore ishte serioze. Njëjtë është dhe tani. E sipër tyre, në inkubatorët e xhamit, ndodhet Manjola që qan pafund. Ndodhet Jusufi, babai i binjakëve, që po ashtu është i pafuqishëm për t’i ndryshuar rrjedhën këtyre ditëve të zeza.
“Dëshira jonë ishte të bëheshi prindër. Kemi 5 vjet që i lutemi Zotit dhe më në fund ia arritëm, me shumë mundim. Por papritur çdo gjë na u kthye në makth. Të dy fmijët e mi janë në rreik për jetën. Nga sekondi në sekondë. Për mua si nënë është shumë e vështirë t’i shikoj. Vete tek vajza, shikoj djalin e më duket sikur e lë vetëm. Shkoj tek djali, e shikoj vajzën… nuk shikoj një buzëqeshje, sikur një të qarë ta dëgjoj. Mendoj më të keqen, duke parë atë tmerr.
Kam shumë frikë, qumështin kur ia japin, ia japin me shiringa. Ata duhet të nisen menjëherë jashtë… ju lutem të gjithë shqiptarëve, kush ka mundësi, të na ndihmojë.”-thotë Manjola, nëna e binjakëve.