Po luante në oborr, dy vjeçarin e zë poshtë motori në Korçë, niset drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë i ka ndodhur një vogëlushi 2 vjeçar këtë të shtunë në Korçë. I mituri ka mbetur i plagosur rëndë pasi e ka zënë poshtë një motor.

Motori ka qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë dhe i ka rënë përsipër fëmijës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit, ndërsa fëmija ka qenë duke luajtur.

2 vjeçari është dërguar në spital dhe pritet të niset me helikopter drejt spialit të Tiranës. Ai ka marrë lëndime në pjesën e kokës dhe në trup.