Po lufton për jetën, Valdrini 1 vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve zemërmirë

Pas kësaj maske që i mbulon fytyrën, është portreti i një fëmije veçse 1 vjeçar, që sot e prej disa kohësh, të shumta i ka vuajtjet.

Valdrini vogël qëndron symbyllur në shumicën e kohës, në dhomën e reanimacionit. Është i lidhur me aparatura të shumta nga koka deri tek këmbët. Ai vuan dispazia bronkopulmonare, një sëmundje që ia ka rënduar mushkëritë dhe pamundësuar frymëmarrjen normale.

Nëna e babai i vogëlushit janë të shkatërruar. Zemërthyer dhe me lotët që nuk i pushojnë, nëna i qëndron në kokë djalit të saj sa herë ajo mundet të hyjë në reanimacion.  Ajo që kanë parë sytë e kësaj nëne, mos i ndodhtë asnjë prindi.

Valdrini po lufton fort për të jetuar, por gjendja e tij është serioze. Ai duhet të largohet një orë e më parë me avion spitalor, për t’u kuruar jashtë shtetit. Të pamundur për të përballuar koston e madhe të kurimit, prindërit po u luten për ndihmë shqiptarëve.

Donate Button