Prej një jave, Miranda qëndron në spital pranë të birit. Dioni është veçse 1 vjeç e 2 muaj, por një tumor në veshkë po i rrezikon jetën. E tronditur nga lajmi i rëndë që mori veçse pak ditë më parë, nëna e vogëlushit qan në dëshpërim për të birin. Prej 1 jave tashmë, ditët, orët e minuta janë kthyer në një makth për këtë nënë, e cila nuk ka mundësi të shpëtojë djalin.
“Dioni, Dioni i mamit… o shpirt i mamit, o dritë. Po më merr tumori jetën e djalit, o Zot (qan). Mami s’jeton dot pa ty o shpirt (qan)… o shpirti im. Po më ike ti, pas teje jam unë. O Shpirt”-thotë mes ngashërimave Miranda.
Gjendja e vogëlushit është e rëndë. Sëmundja përhapet, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale e më tutje kemioterapitë, duhen kryer sa më parë. Familja përballet me një faturë financiare të papërballueshme, ndaj kërkon ndihmën e shqiptarëve për t’i shpëtuar jetën djalit të tyre të vogël.
Dioni do të duhet të niset urgjentisht drejt Italisë fqinje për kurim.