Po ndente rrobat në ballkon, gruaja bie nga kati i shtatë në Fier, ndërron jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e të martës (26 nëntor) në Fier, ku një grua ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte.

Gruaja në moshë, rreth të 70-ve, dyshohet se ka qenë duke nderë rrobat, në momentin kur ka rënë nga lartësia e katit të shtatë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një palla në lagjen ‘Apollonia’ të Fierit. Mjekët e kanë dërguar me shenja jete në spital, por e moshuara është shuar prej plagëve të shumta.