Një oficer policie ka humbur jetën tragjikisht në Elbasan, teksa kishte ndaluar për t’i dhënë ndihmë një qytetari që ndërronte gomën e automjetit.
62 vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore, po ndihmonte në ndërrimin e gomës së një rimorioje që kishte të ngarkuar një depotizë uji.. Fatkeqësisht gjatë manovrimit e heqjes së krikut, depozita ujit ka rënë mbi trupin e oficerit. 62 vjeçari mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital disa orë më vonë. Oficeri ishte jashtë orarit të shërbimit, ndërsa ngjarja ndodhi në fshatin Mlizë.
“Elbasan/Ditën e djeshme, në fshatin Mlizë, shtetasi E. B., 62 vjeç, (punonjës policie jashtë orarit të shërbimit), i ka dhënë ndihmë një shtetasi, banor i zonës, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.
Në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë shtetasin E. B., i cili ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”-njoftoi policia.