Sot jetojmë në një botë ku komunikimi është i atypëratyshëm, i menjëhershëm… edhe nëse personat që po komunikojnë, ndodhen në anë të ndryshme të botës. Teknologjia na ka mundësua “bollëkun” e komunikimit të shpejtë, por nga ana tjetër, ka hapur dhe ‘derën’ e konfliktit.
Jo të pakta janë rastet kur shohim sharjet, ofendimet dhe fjalët e rënda që njerëzit u thonë njëri tjetrit, veçanërisht në rrjetet sociale.
Por përse ndodh ky fenomen? Çfarë mund të mësojmë nga islami? Në episodin e radhës në Podcast me Elvis Naçin, ndalemi për një moment tek koncepti i mëshirës mes njëri tjetrit, njeriu me njeriun.
Elvisi: Vjen Ebu Bekri (r.a) dhe i thotë… ah “Ja Resulallah”, sa i bukur je. Si të ka bërë i Madhi Zot. Pra po i bënte lavdërime.
Pejgamberi alejhi selam i thotë… ‘Të vërtetën ke thënë’.
Më pas vjen Ebu Xhehli. Nuk la fjalë të keqe pa thënë… ‘sa i shëmtuar je, sa i keq je, po bën përçarje’
Pejgamberi alejhi selam i thotë…. “Po, të vërtetën ke thënë”.
Ebu Bekri që ishte ulur pranë pyet Pejgamberin… “O i Dërguari i Zotit, pse i the ashtu?”
Pejgamberi iu përgjigj… “Po Ebu Bekr, sepse çdo njeri sheh me shpirtin e tij”
Po të hapësh portalet sheh njerëz që shajnë dhe ofendojnë. Ata kanë probleme me shpirtin e tyre. Pe një njeri që rrezaton mirësi, thotë fjalë të ëmbla… e di nga buron? Ka shpirtin e qetë. Sheh një person që shan dhe ofendon gjithandej. Nuk e ka problemin me tjerët, por me shpirtin e tij.
-Ne zbritëm nga Mëshira e Zotit, tek mëshira e Pejgamberit… po besimtarët, si duhet të jenë me njëri- tjetrin në mëshirë…?
Elvisi: Në Kur’an thuhet… “Të kemi dërguar o Muhamed mëshirë për të gjithë njerëzit”. Nëse Kur’ani është i mbushur me fjalën mëshirë, dhe të dalësh ti si musliman i dhunshëm dhe i egër…? Të lutem! Ne jemi të imponuar, ne jemi të udhëruar, që të ndjekim (shembullin) Pejgamberin tonë dhe Kur’anin Famëlartë. Nuk pranohet në asnjë mënyrë, që një musliman të mos jetë i mëshirshëm.
Prandaj ka thënë Profeti Alejhi Selam… “mëshironi ata që janë në Tokë, që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell”.
-Le ta shkrijmë pak këtë bisedë me kohën e sotme. Na qëllon shpesh, që në rrjetet sociale, të shohësh që ke të bësh me musliman, mirëpo gjuha që përdoret është shumë e ashpër, shpesh herë ofenduese. Shpesh ndodh kjo. Nga se buron kjo? Nga mosnjohja e mirë e islamit? Solle shembullin e beduinit që bëri një vepër të pahijshme dhe Profeti e mëshiroi, e mësoi. Ne kemi një fe kaq të mrekullueshme në dorë dhe shpesh biem viktimë. Si mund ta rregullojmë këtë situatë?
Elvisi: Do ta shpjegoj me një koncept. E pyeti Musai a.s Allahun e Madhëruar.
I thotë… “e ke lavdëruar shumë Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun dhe Jakupin”.
Cila ishte përgjigja?
“E kam lavdëruar Ibrahimin shumë, sepse sa herë vinte një çështje që ia kisha urdhëruar Unë dhe një çështje e tij, ai vinte përherë Urdhrin Tim përpara të vetit.”
Në kohën që një person shan në koment, ka vënë veten e vet përpara Urdhrit të Zotit. Se Zoti thotë, kush beson në Ditën e Gjykimit, o flet mirë, ose hesht. Kur’ani famëlartë thotë, thuaju njerëzve të mi, të flasin atë që është më e bukura se në të kundërt do të hyjë shejtani midis njerëzve dhe do të bëjë konflikt.
Nuk mbarojnë ajetet për këtë… sepse për këtë na ka urdhëruar Zoti.
Me shajt, të thotë vetja! Pra ne vëmë veten, para asaj që na mëson i Madhi Zot. Çdo njeri do të nxjerri nga zemra atë që ka kultivuar. Zoti na ka mësuar në Kur’an të jemi të qetë, të butë, të flasim fjalën e mirë, të mendojmë mirë dhe të gjitha këto, ne duhet t’i zbatojmë.
Njëherë Pejgamberi me shokët e tij i thotë…”Duhet të më doni mua më shumë se gjërat e rëndësishme që i keni. Edhe se vetja juaj”
Omeri i thotë…”Më shumë se pasuria po, por më shumë se vetja nuk të dua”.
Pejgamberi i përgjigjet… “O Omer, kur vjen urdhri im, që ma mëson i Madhi Zot dhe dashuria jotë për veten… ti duhet të vësh atë që thotë Allahu”.
Pra, nuk ishte fjala të duash pamjen e Profetit, apo rrobën, por misioni. Cilën do të vendosësh, respektin për Zotin apo atë që të thotë pasioni, mendja.
Omeri më pas i tha Profetit… “Ah kështu po”.
Pra, neve Zoti na ka mësuar për mirë. Kur nuk na korrespondon një Urdhër i të Madhit Zot me dëshirat dhe pasionet, veset e tmerrshme që na gërryejnë shpirtin dhe ne themi këtu do të bëj çfarë të them mendja (?)…
-Ajo që dua të them, këta njerëz kur komentojnë, nuk e kuptojnë që po vënë unin (veten), por mendojnë se po mbrojnë fenë e Zotit… ndërkohë që indirekt, vjen pala tjetër, shikon ashpërsinë të sharat dhe thotë… a kshu qenkeni ju muslimanët…?
Elvisi: Do të të jap një shembull. Dikush më tha për njërin. Ishte një hoxhë kaotik, folte budallallëqe, e merrnin portalet. I thashë një miku, pa përmendur emra, por nuk është mirë se humb imazhi i islamit.
Nëse ky person, do të kishte bërë një gabim e do të kishte turpëruar familjen e tij… kurrë nuk do ta kishte bërë më atë gabim për herë të dytë. Sepse familja të dhemb. Të kishte turpëruar familjen, fëmijët, babën e nënën. Të kishte bërë një gabim, të kishte humbur lekët, nuk do ta bënte më gabimin. Por ky person e sheh që portalet që i mëshojnë, që të turpërohet islami, një herë dy herë pesë herë, ti e sheh që po shkatërrohet imazhi… nuk shkon më. Në fusha të tjera nuk e bën më. Kur vjen puna tek pasuria, familja nuk i bëjnë… kur vjen tek feja thonë ‘hë se varja’.
Këta vëllezër që ti po thua, që shajnë, që shihen nga tjerët që shajnë e më pas krijojnë urrejtje për islamin…. ne nuk jemi më kalamaj që të gënjehemi. Ti mund të bësh gabime, të të falet njëherë dy herë tre herë, por ti ke futur unin tënd, egon tënde. Pra kjo nuk e ndihmon më islamin.
-Pra është përgjegjësi e madhe.
Elvisi: Patjetër. Të falet një herë dy herë, tre… nëse ti vazhdon dhe e tregon që nuk e ke me merak këtë punë, je kthyer në qesharak. Nuk ke njetin që të nxjerrësh islamin në vendin që i takon. Islami është i pastër, i bukur, i mirë, i moralshëm, i dijes, i bujarisë, i njërëzillëkut. Këto kemi mësuar në islam. Të flasim drejtë, nëse ti pasqyron gjë tjetër, kjo tregon se ti nuk e vret mendjen për fenë.
Ky artikull është pjesë e një podcasti të cilin për lehtësi të leximit, e kemi ndarë në tre lajme. Më poshtë dy artikujt e parë.