Po punonte në çatinë e një banese, 45 vjeçari humb jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Maliq ku një 45 vjeçar kë ndërruar jetë teksa punonte në një banesë.

Leonard Ymeri nga fshati Goskovë ishte ngjitur në godinë në fjalë dhe po rregullonte çatinë, në momentin kur aksidentalisht ka rënë në kontakt me tela të energjisë elektrike.

45-vjeçari u transportua drejt spitalit të Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mundi të mbijetojë.