Një burrë në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit në fshatin Spolat të Divjakës. I moshuari po punonte në një kasolle pranë banesës së tij, kur aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
“Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”– njofton policia.