Po riparonte tamburet e makinës me gur fresibël, 56 vjeçari në Tiranë gjen vdekjen e menjëhershme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën “Siri Kodra”, ku një 56 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një aksidenti.

Burri me inicialet A.M po rregullonte tamburet e makinës së tij me gur fresibël, kur aksidentalist është prerë në kokë. Plaga e marrë në kokë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 56 vjeçarit.

 “Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gur fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije Policia.