Një 85 vjeçar, ish financier në pension, i ka bërë ballë një grabitje në banesë nga ana e dy hajdutëve, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur nga ana e të moshuarit.
Media italiane raporton këtë të hënë se ngjarja ndodhi në fundjavë (shtunën) rreth orësh 21:30 në banesën e të moshuarit në periferi të Bergamos.
Dy grabitësit ishin me origjinë shqiptare dhe të dy në moshat 26 vjeç. Të rinjtë kishin hyrë për të vjedhur, përmes një dritareje në oborrin e pasëm të vilës së të moshuarit. 85 vjeçari po shikonte televizor në dhomën e gjumit dhe është përballur me grabitësit.
Poshtë jastëkut i moshuari ka patur një pistoletë, të cilën pa hezitim e ka nxjerrë dhe ka qëlluar në drejtim të dy grabitësve, duke lënë të plagosur lehtë njërin prej tyre.
Tjetri ka arritur t’ja mbathë, vetëm për t’u arrestuar më vonë nga ana e karabinierëve. I plagosuri është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe më tutje mjekuar në spital.
Siç shkruan media italiane, ngjarja ka alarmuar të gjithë komunitetin atje, ndërsa hetuesit po
Al momento dell’intrusione, il pensionato si trovava a letto, guardando la televisione, mentre sua moglie era al piano superiore. Secondo le testimonianze, l’ex finanziere aveva la pistola nascosta sotto il cuscino e non ha esitato a usarla per difendersi, sparando un colpo che ha indotto i ladri alla fuga, portando con loro il borsello dell’uomo.
Ngjarja ka shkaktuar alarm të madh në komunitet, ndërsa autoritetet po vlerësojnë situatën e ish-financierit, i cili rezulton se armën e kishte me leje. Rasti ndezi diskutime për sigurinë e shtëpisë dhe të drejtën për vetëmbrojtje, duke nënvizuar nevojën për masa efektive për të mbrojtur qytetarët në shtëpitë e tyre.