Silvana me të shoqin po bëheshin gati për të fjetur në një prej stolave pranë spitalit. Mbuluar me batajine, burrë e grua po mbyllnin ditën mes lotëve, duke bërë thirrje për ndihmë, duke bërë lutje për shëndetin e rënduar të foshnjes së tyre, Savjos.
Papritur, celulari i nënës së vogëlushit bie. Në anën tjetër të telefonit flet Fatma Naçi e cila i thotë Silvanës se dikush kërkon të flasë me të. Elvisi i jep lajmin kësaj nëne, që për 1 muaj me radhë ka larë me lotë trotuarë e rrugë, e atë inkubator ku qëndroi i biri. Elvisi i jep kësaj nëne lajmin që e priste prej mëse 1 muaji.
“Po të lajmëroj për diçka. Për pak orë, dashtë Zoti, do të zbresë avioni në rinas e inshaAllah dashtë Zoti, fëmija juaj kthehet shëndoshë e mirë”
Silvanës nuk i besohet…