Në muajin e madhëruar të Ramazanit, me gjasë një besimtar nuk gjen dot kohë më të mirë për ta kthyer agjërimin në një pikë kthese për jetën e tij si besimtar.
Në episodin e radhës në podcast, Elvisi trajton pikërisht raportin mes besimit, devotshmërisë gjatë agjërimit dhe përballjen me muajt e tjerë të vitit.
Për të dhënë një përmbajtje më të qartë gjatë diskutimit, Elvisi rrëfen mbi shembullin e Pejgamberit Muhamed alejhi selam.
-Çfarë të mundon në këtë muaj të Ramazanit. Si mund të kthehet agjërimi në një pikë kthese në jetën e një besimtari. Si mund të ndryshojë për mirë ky raport, që të vendosë disa baza. Kollaj është të shfaqesh i devotshëm, por gjithsecili prej nesh i njeh dobësitë e veta. Mbaron Ramazani dhe ne nisim veset, gabimet shpesh herë, gjëra që janë lehtësisht e kaq shumë të menaxhueshme në këtë muaj…
Elvisi: Dhe ne vetë nuk e njohim veten tonë… nuk e kuptojmë pse bëhemi kaq të fuqishëm në muajin e Ramazanit dhe pas përfundimit të saj, përballemi me një lloj fortune vesesh që vijnë e kuptohet muslimanët e muslimanet arrijnë t’i largojnë.
Vetë Pejgamberi alejhi selam ka qenë më i mirë gjatë muajit të Ramazanit… dhe është një pikëpyetje, se çfarë mund të shtonte një njeri që ishte gjithmonë i shkëlqyeshëm. E di çfarë shtonte?
“Dehej” nga mirësia… paska një kufi që kur mirësia u rrënjoska kaq shumë. Transmetohet se Abdullah ibn Abas (djali i xhaxhait të Profetit), që është quajtur dhe përkthyes i Kur’anit, një det i vërtetë i diturisë islame.
Ai thotë… çdo natë, në muaj të Ramazanit, zbriste Xhebrail Emini, veçohej me Pejgamberin Muhamed alejhi Selam, veçohej… këndonin Kur’anin dhe Ai ia komentonte.
Thotë Abdullah ibn Abas “kur dilte nga takimi, ishte më i mbarë se erërat mbarësuese”.
Tani unë si e imagjinoj. Neve, na ndodh në miniaturë kjo. Kur je i mbushur shumë shpirtërisht, do të përqafosh, të thuash vetëm fjalë të mira, pra ti po fluturon edhe pse je me këmbë në tokë. Kur të është hapur shpirti, i do të gjithë njerëzit dhe arrin gradë të larta… ne të thjeshtit.
Po Pejgamberi Alejhi Selam? Pas takimeve të përnatshme me ëngjëllin Xhebrailin?
Ëndërr e kam, e mbase çdokush, që ta takoja njëherë Pejgamberin pas takimeve me Xhebrail Eminin.
Pejgamberi ishte një ekuilibër i gjallë në praktikë. Ka hadithe që transmeton Anas ibn Mālik, jashtë Ramazanit. Ja të shtrojmë një pyetje, a agjëronte jashtë Ramazanit Pejgamberi?
Ja çfarë transmeton Anas ibn Mālik… “Nëse doje ta gjeje Pejgamberin joagjërueshëm, e gjeje kur të duash. Nëse doje ta gjeje Pejgamberi agjërueshëm, e gjeje gjithmonë”.
Pra, kishte një jetë brilante. Sipas situatave, sipas vështirësive apo kompleksitetit të gjendjes islame, ashtu e gjeje Pejgamberin Alejhi Selam.
Një nga problemet që kemi ne për shembull, sot muslimanët… në Shqipëri e trojet shqiptare ka pas shumë agjërues. Por ne nuk e shohim islamin si sistem jetese. Ne themi, po u falëm dhe po agjëruam, themi kemi arritur kulminacionin. Por këto janë (vetëm) shtyllat! Këto shtylla janë motori për ta kthyer islamin në sistem jetese. Si thotë Pejgamberi? Besimi, e para është “La ilaha illallah” e fundit është të heqësh një papastërti nga rruga.