Ka thënë Pejgamberi Alejhi Selam… “në të djathtën e Tij ka veprat e mira, në të majtë të këqijat.’
Në episodin e radhës në Podcast, Elvisi shpjegon sesi njerëzit do të trajtohen në Ditën e Gjykimit, kohë kur të gjithë njerëzit që kanë jetuar në këtë botë, do të përballen me Krijuesin, Allahun e Madhëruar.
Gjatë shpjegimit, Elvisi ndalet tek dy prej emrave të Allahut të Madhëruar, “Er-Rrahman” (I Gjithmëshirshmi) dhe “Er-Rrahim” (Mëshirëploti).
-Le të flasim pak, sesi Allahu Azze ve Xhel i trajton njerëzit në Ditën e Gjykimit, kur do t’i falë ata… sepse le ta themi, në këtë botë të gjithë kanë mëkate.
Elvisi: Allahu Dhul Xhelal, i qofshim Atij falë, e ka cilësuar veten e Tij me dy emra shumë të mëdhenj. Njëri është Rrahman, tjetri është Rrahim, që do të thotë i Gjithëmëshirshmi dhe Mëshirëploti.
Duke qenë se çdo sure e Kur’anit fillon me “bismillah rahman rahim” (Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm)…sepse Allahu i Madhnueshëm, mund ta fillonte (Kur’anin) me “El-Aziz e El-Xhebar” (me emrin e Të Gjithëfuqishmit dhe të Plotpushteshmit). Kjo do të jepte një tjetër ngjyrë. Por Ai e solli me emrin e Zotit, të Gjithëmëshirshmit e Mëshirëplotit.
Dhe ne, nga kryeartikulli e kuptojmë se çfarë ka poshtë.I qofshim Atij falë. Kjo na qetëson neve, sepse Ai, çdo gjë e ka në dorë. Por Ai, është aq i mirë, saqë thotë ‘nuk i bëj padrejtësi askujt’. Ne jemi krijesa të vogla, si milingona jemi në Tokë, krahasuar me planetet, diellin, yjet, galaktikat…
Karakteristikë e veçantë e emrave Të Tij, është i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti. Kjo na jep shpresë, që Zoti i Madhnueshëm, jo vetëm në Ditën e Gjykimit, por edhe në këtë botë, do të na mëshirojë.
-Nuk i ndahem kësaj pjese ende. Ka një moment, kur Ai e thërret robin e vet dhe i vendos perde që të tjerët të mos e dëgjojnë…
Elvisi: Po. Tregohet në Ditën e Gjykimit. Ka thënë Pejgamberi Alejhi Selam, “do të vijë njeriu përballë Zotit të vet.”
Është për çdokënd.
Pejgamberi ka thënë: ‘Nuk do të ketë nevojë, midis Zotit të Gjithësisë dhe këtij personi, për asnjë përkthyes’.
Ka thënë Pejgambëri, “në të djathtën e Tij ka veprat e mira, në të majtë të këqijat.’
E tani i madhi Zot fillon dhe i përmend gabimet e bëra në dynja. Pejgamberi thotë… “derisa njeriu e humb shpresën… dhe në kohën që njeriu fillon e humb shpresën, hyn Mëshira e Zotit të Gjithësisë…
Dhe thotë…”Mos u mërzit o robi im, se unë sapo flas me ty, po ti përmend ato që ke bërë, për të të treguar Mëshirën time të Pakufishme”.
Këtu hyn hadithi i Pejgamberit Alejhi Selam, ku thuhet… “Zoti i ka krijuar 100 mëshira… një është ekzistente në Tokë, 99 të tjera i Madhi Zot i ka ruajtur në Ditën e Gjykimit, aqsa edhe Shejtani i mallkuar thotë, ndoshta dhe mua po më kap mëshira”.
Pra, nëse ne vazhdojmë kështu (si besimtarë) dhe vdesim si muslimanë, ka shumë shpresë që Mëshira e Allahut, të na takojë dhe neve.
Një ajet i Kur’anit, për të cilin kanë folur shumë dijetarët. Aty është lënë një hapësirë, thuhet “veprat e këqija ja kthejmë në të mira dhe Zoti është Falës dhe Mëshirues i madh”.
Ndiqeni këtu, vijimin interesant të shpjegimit të këtij ajeti Kur’anor.