Në Podcast Elvisi na tregon për historinë e një njeriu, trasnmetuar në një hadith, i cili në thelbin e tij tregon për Mëshirën e të madhit Zot.
Historia fillon me një njeri që jetonte në kaos, në një kohë të luftës, egërsisë dhe barbaritetit.
Nëse duam ta kuptojmë mëshirën e Allahut, mund të na sjellësh një shembull, ndonjë histori të madhe që kur njerëzit e dëgjojnë dhe thonë ‘uau’
Elvisi: Po, mund të sjell një histori. Ka disa, por do të shkëpus një që vetëm Mëshira e Zotit e bën. Thotë Pejgamberi alejhi selam, trasnmetim i vërtetë… një person, i vret 99 vetë. Ishte kohë luftërash, ishte kaos. Ky njeri jetonte në këtë mjedis, që pendimi dhe veprat e mira nuk ishin në axhendë.
Në këtë vend ku jetonte ky njeri, thotë Pejgamberi, se unë po e komentoj pak, ishte një shoqëri e shkatërruar. Që me vra nuk ishte problem, biles të mos them që me vrarë, ishte njëfarë burri…
Pejgamberi thotë… “I vrau 99 vetë”.
E kupton, se çfarë është vrasja? T’i marrësh jetën tjetrit… por në një vend ku është kaos, nuk e kupton. Ta shpjegoj me një gjë të thjeshtë këtë, si e kuptoj unë.
Hyn në një ambient që është me aromë të keqe. Në fillim mezi rri, por po të rrish për një kohë të gjatë, ty të duket sikur është normale. Të hyjë dikush tjetër, aty çmendet, ty të është bërë normale. Dhe këto njerëz që kanë jetuar në kaos, këta njerëz kujtonin se ajo është jeta.
Pra, ky njeri, i vrau 99 vetë. Ishte nga të vetmit që filloi të pendohej, e kuptoi se kjo nuk është jetë, e kuptoi se t’i marrësh jetën tjetrit, është katastrofë. Pyeti ku mund të marrë këshillë fetare, njerëz që besojnë, njerëz që nuk vrasin njerëz si ne. I thonë në filan vend, është një person, një adhurues, i cili adhuronte Zotin shumë. Ai shkon. Troket. Besimtari i thotë ‘mirë se vjen’. Ai i thotë, ‘kam ardhur vetëm për të të bërë një pyetje, unë dua të pendohem, por kam bërë shumë gjynahe’.
Besimtari e pyet, ‘çfarë ke bërë’? Ai i tregoi ‘kam vrarë 99 vetë’… Besimtari i thotë, ‘ty nuk të fal Allahu’.
Ai e vrau dhe atë, u bënë 100! Pastaj, kaloi njëfarë kohe. Nuk i gjente shpirti qetësi. I thonë se ka një dijetar, tanimë më larg, por që do t’i japë shërim mendor. Ai shkoi, trokiti. I tha se do t’i pendohet të madhit Zot, por se ka bërë shumë gjynahe. I thotë se ka vrarë 100 vetë…
Dijetari i thotë “Kush guxon të hyjë midis teje dhe midis pendimit tek i Madhi Zot, që është Falës dhe Mëshirues i madh… Ai pranon ata të cilët pendohen dhe kërkojnë falje”
Kjo është për t’u thënë sot, që të gjithë shpresojmë që i madhi Zot në këtë Ramazan, të na nxjerrë pa gjynahe. Një nga ajetet më shpresëdhënës së Kur’anit thotë.
“O ju njerëzit e mi, o krijesat e Mia, mos e humbni shpresën tek Mëshira e Zotit… Zoti ua fal juve të gjitha gjynahet që keni bërë, sepse Ai është Falës i Madh, Mëshirues i Madh”.
Elvisi: Do të thuash ti, 99 vetë? 100 vetë? Po pse nuk ke patur në kohën e Pejgamberit alejhi selam, si Khalid ibn al-Ëalid, që ishte komandanti i kundërshtarëve (të muslimanëve), ku u vranë 70 sahabë?
Po saktë, sepse duhet kuptuar drejt kjo. Se zakonisht kur e dëgjoj nga ndonjë hoxhë tjetër që thotë vrau 70 vetë, 99 a 100… thua me vete, ç’është ky Zot kështu? Duhet kuptuar drejt kjo.
Elvisi: Khalid ibn al-Walid (në betejën e Uhudit), ishte në krahun e kundërt e në atë luftë u vranë 70 sahabë…Ata ishin ajka e njerëzve. Pra u kishin bërë (muslimanëve) luftë të egër. Po ta kapësh në këtë formë, kjo s’duhej pranuar. Por pas 3 vitesh, Pejgamberi alejhi selam ka parë Khalid-in bashkë me Amr ibn al-As , dy nga ata që kishin krijuar probleme. Pejgamberi ka qenë duke bërë bisedë me shokët dhe i ka parë nga larg. Thonë të dy këta, imagjino çfarë kishin bërë më para… thonë të dy “nga koha që u pamë (me Pejgamberin) nga larg derisa u ulëm aty ku po rrinte ai, nuk iu ka shkëputur buzëqeshja nga fytyra e tij”.
Ja kështu i ka pritur. “O Muhamed, të kam dërguar Mëshirë për të gjithë”
Sepse Pejgamberi e dinte që e kishin bërë nga injoranca, sepse ata ishin fanatikë dhe kishin dëgjuar të parin e fisit. I pari ishte në rrugë të gabuar dhe ata bënin gabim. Pra Pejgamberi e dinte se ata në thellësinë e zemrës kishin mirësi e në fakt… ata u bënë disa prej njerëzve që dhanë kontribute të shumta për islamin, madje dhanë dhe pasurinë e tyre për njerëzit në nevojë. Pra po jap një analogji, që të kuptohet drejt.
Për t’ju rikthyer historisë me njeriun që kishte vrarë 100 vetë. Në takim me dijetarin ai i tha se po ju pendove Zotit e do të kthehesh në rrugën e drejtë, do të duhet të bësh dhe një gjë tjetër. I tha, ‘ti nuk duhet të jetosh më në atë shoqëri kaotike. Shko atje ku ka besimtar, shko ndërtoje jetën atje, martohu dhe rri me njerëzit e mirë’. Pra, faktori shoqëror. Ne nuk jemi për të jetuar në mal..
Pra pendimi rregullon pjesën e brendshme, por duhet ta rrethosh veten me shoqëri të mirë moralshme
Elvisi: Saktë. Ai pohon se atë do të bëjë dhe niset nga vendi i tij, për vendin tjetër. Rrugës, ëngjëjt vijnë dhe i marrin shpirtin. Pejgamberi thotë, për të vijnë dhe ëngjëjt e pendimit dhe ëngjëjt e mëshirës. Ata të dënimit thanë ky njeri ka bërë shumë gjynafe, ndërsa ëngjëjt e mëshirës thanë ‘ai që pendohet falet, ai bëri veprim të mirë’
Vjen një ëngjëll më i lartë dhe thotë… ‘i madhi Zot ka thënë mateni tokën, nëse është më afër vendit me njerëz të mirë, e ka falur dhe mëshiruar, në të kundërt meriton dënim’.
Është matur dhe ka qëlluar vetëm për një pëllëmbë që ka qenë më afër vendit të mirë. Ka shkuar në xhenet.
Ky është një prej haditheve më shpresëdhënëse. Sepse përveçse këtij shpjegimi, ne duhet të themi, nëse i Madhi Zot ka falur një që ka vrarë 100 vetë…kjo na bën të shpresojmë më shumë për Faljen e Allahut.
Po kur na qëllon ndonjëherë, të të krijohet një si gjendje e brendshme, jo Zoti nuk do të na falë, a mund të hiqet kjo… si mundet?
Elvisi: Me thënë të drejtën, kjo nuk hiqet. Kjo gjë do mesatare. Asnjëherë derisa të takojmë Zotin tonë, nuk dihet puna e gjynafeve. Kjo është sekret. Që do të thotë, duhet të jetë shpresë e madhe që Zoti fal gjynahet por edhe frika se mos Zoti nuk na i fal dhe na dënon. Muslimani jeton mes këtyre të dyjave. Sot ne përshembull kërkojmë falje gjatë ditës, gjatë natës, por neve nuk ia bëjmë dot vetes me hile… që në mëngjes nesër përshembull, të dalim ne të dy këtu dhe të themi, të fillojmë gjynafet se për Ramazan u falëm ne. Nuk është kjo islam, kjo është hile. Pra nuk është, po bëj unë gjynafe derisa të vijë Nata e Kadrit, po falem për Natë Kadrit dhe bie rehat… filloj nga fillimi. Nuk ke kuptuar gjë nga islami kështu.
Ne, derisa ta takojmë Zotin tonë, gjynafet shpresojmë të na i ketë falur, por do të na i thotë Ai vetë.
Pas shpjegimit të historisë me njeriun që u pendua, Elvisi ndalon për të rrëfyer mbi nevojën e madhe për t’u rrethuar nga njerëz me moral dhe vlera të shëndosha në këtë botë. Ai jep shembullin e Ebu Bekrit dhe rastin kur ky i fundit shkoi menjëherë në ndihmë të Profetit Muhamed alejhi selam kur Pejgamberi u rrethua nga disa persona që donin ta godisnin e rrihnin.
Si ishte shoqërie e Pejgamberit alejhi selam…
Tregohet, Pejgamberi alejhi selam duke bërë tavaf në Qabe. Shkojnë ata mekasit që e urrenin, për t’i bërë të gjitha dëmet, ta godisnin, ta rrihnin, t’i bënin të gjitha të këqijat. Shtëpia e Ebu Bekrit, shokut të tij më të ngushtë, ishte afër. Njëri e pa skenën dhe shkoi me vrap. I tha ‘o Ebu Bekër, shokun po ta vrasin’.
Ai siç ishte, as sandalet nuk i ka veshur dhe ka dalë me vrap. Pejgamberi ishte mes 10-15 vetëve që donin ta godisnin. Pra nuk u dinte, nëse Pejgamberi dilte i gjallë prej asaj situate. Ebu Bekri nuk ishte ndonjë trup madh 2 metra, ishte i hollë, i dobët, trup mesatar, por zemrën e kishte të madhe. Ai futet në mes dhe thotë “Po e vrisni një njeri vetëm se thotë Zoti im është Allahu”
Ata e lanë Pejgamberin Muhamed dhe e goditën Ebu Bekrin. Aq shumë e kanë goditur, sa mbeti pa ndjenja. E kanë marrë dhe e kanë çuar në shtëpi. Pejgamberin e tërhoqën sepse ishte në rrezik për jetën. Nëna e Ebu Bekrit i rrinte të birit tek koka, ai ishte ende pa ndjenja. Pas disa orësh, Ebu Bekri hap sytë dhe i thotë nënës… “Ku është Muhamedi?” Nëna e saj i thotë, ‘nuk e di, por ti bëhu mirë. Të të sjell pak ujë, pak ushqim’.
Ebu Bekri i thotë… “Pasha Zotin, nuk vë as ujë e ushqim, derisa të takoj Profetin, të di a është mirë”. Pyesin një person që e dinte ku ishte Pejgamberi. Ebu Bekri çohet, mezi ecte, derisa e pa që Pejgamberi ishte mirë. Aty ai tha… “Tani u shërova”.
Aliu r.a thoshte… “Nuk kam parë njeri më trim se Ebu Bekri në këtë rast, që ishte pa armë a gjë dhe u fut mes 15 vetëve”.
Sot, fatkeqësisht vëlla, në këto ditë të sotme, ka raste që i riu vret të riun.
Po ka qenë një rast me adoleshentë së fundmi…
Po… sa herë kemi dëgjuar. Unë ua jap këshillë të rinjve. Nëse dikush prej jush thotë, ‘ta godasim, ta vrasim’ filanin, ju lutem, mos e lejoni! Por kur konsumohet droga, alkooli nuk flet më mendja, flet o droga o alkooli… në këtë situatë, nuk ka këshillë më të mirë për të rejat e të rinjtë tanë, nëse dikush ju hap bisedë dhe ju thotë ‘sot do të shkojmë të rrahim filanin’ , mos e lejoni, mos e pranoni. Shkatërrohet e ardhmja… për çfarë? Të rinjtë duhet të shkojnë të lexojnë, të studiojnë, të respektojnë nënë e babë, që bëjnë biseda të këndshme e që kthehen në paqe e mirësi.
Në këtë prizëm, kjo është këshilla (si me shembullin e Ebu Bekrit)
Të të ngacmoj pak, te pjesa e shoqërisë. Me atë që kam lexuar, Ebu Bekri ka patur pozitë shumë të mirë më para, pra ka qenë nga biznesmenët, nga elita e Mekës. Ç’është kjo lloj shoqërie që u lidh me Profetin dhe humbi çdo lloj pushteti dhe privilegji. Se sot, shoqëritë lidhen kur kanë interesa… atje kishin vetëm humbje
Ka një gjë. Ebu Bekri ka qenë shok me Pejgamberin edhe më parë, qëkur ishin të rinj. Ebu Bekri e di si është bërë musliman? Me një fjali. Sepse ai e dinte që Pejgamberi ishte në rrugë të drejtë… i ka thënë ‘Ebu Bekër, më ka ardhur shpallja’. Kaq ka mjaftuar. Ebu Bekri e ka puthur në ballë. Ebu Bekri nuk kishte cmirë e zili, e ka pranuar natyrshëm. Ai jo vetëm humbi disa privilegje, por filloi duke dhënë lekët e tij në këtë rrugë.
Për shembull, muslimanë u bënë shpejt njerëzit që ishin robër. Se ata janë më afër për ta kuptuar të vërtetën, sepse nuk humbin gjë. Për shembull, bëhen shpejt muslimanë ata që bien në burg. Sepse kanë kohë të lexojnë, kanë kohë të meditojnë, reflektojnë dhe ia hap Zoti zemrën, sepse sebepet në këtë botë që të hutojnë, nuk i kanë më.
Ebu Bekri, ishte nga ata që robërit po bëheshin muslimanë, por robërit po torturoheshin shumë keq. Një nga ato ishte Bilali, që u torturua më keq. I jepnin urdhër për keq dhe ai nuk e bënte, prej islamit. Ata talleshin dhe thonin se po nuk të bindet robi. Erdhi problemi saqë Bilalin e torturuan. Pronari e çoi në shkretëtirë, i vendosi një gur të madh në kraharor, kurse kurrizi në rërën e nxehtë. Pronari që e kishte rob Bilalin, i thoshte vetëm thuaj “Lai e Uza se më turpërorve”. Bilali nuk e thoshte se ishte shirk, thoshte vetëm… “Ai është Një”.
Ebu Bekri vjen dhe i thotë, “Pse e torturon robin tënd. Ai nuk të është bindur, nuk është rob i mirë, po e blej unë se ndoshta më bindet mua.”
Ebu Bekri e pyet sa e shet. Po them unë tani kot një numër… 50 mijë euro. Ebu Bekri i thotë dakord. Ai i qesh dhe i thotë… “sikur 5 mijë të ma kishe kërkuar, të më kishe bërë azar, do ta kisha dhënë se unë nuk e dua këtë rob.”
Ebu Bekri bëhet serioz dhe i thotë… “Sikur 1 milionë të më kishe kërkuar, unë prap do ta blija”
Shikoje pra, vëllazëria, niveli. Jo vetëm që humbi privilegjet, por arriti deri aty sa harxhoi pasurinë e tij për të fuqizuar islamin, që Zoti është Një dhe Një i Vetëm, që Muhamedi alejhi selam është Pejgamberi i tij.