Prej kohësh tashmë figurat më të larta politike në botë flasin për rrezikun e përshkallëzimit të konflikteve, deri tek rreziku i nisjes së një Lufte të Tretë Botërore.
Në këtë seri të podcastit, do të ndalemi pikërisht tek shenjat e Kijametit… a jemi pranë ditës së shkatërrimit? Cilat janë shenjat që i paraprijnë?
Cilat janë fjalët e Të Dërguarit të Zotit, Profetit Muhamed alejhi selam, në lidhje me ditën e Kijametit. Elvisi rrëfen për shenjat dhe sërish pyetja mbetet… jemi larg apo afër kësaj dite?
Biseda:
Sot kemi ngjarje pas ngjarje, mbase sot është më prezente të flasësh për shenjat e kijametit. Bota është çekuilibruar, luftëra pafund. Si e shikon…
Elvisi: Më përpara kanë folur, por për shenjtat e vogla, ose për fillim të shenjave të mesme. E di çfarë më frikëson? Janë shenja që nuk kanë ekuivok, janë shenja që ndodhin vetëm njëherë. Gjyshërit tonë dikur thonin se kanë filluar gratë të bëhen si burra, kur gratë nisën të veshin pantallona. Kohët kanë evoluar dhe ne sot shohim që gratë bëhen burra, burrat bëhen gra. Kjo i avancoi shenjat e Kijametit. Por unë jam tek, një shenjë kijameti e mesme, hap shenjat e mëdhaja…. Armagedon-i, Lufta e Tretë Botërore. Kjo po lakohet shumë kohët e fundit. Këtë e ka përmendur Pejgamberi alejhi selam. Bëhet fjalë për një luftë që do të bashkojë kristianët dhe muslimanët. Nuk po përmend detajet, por pse më tremb… sepse është thënë, se në atë luftë e cila do të zgjasë në kohë, lufta do të jetë shumë e ashpër, palët do të kenë armatim të fuqishëm aqsa, thotë, zogjtë do të vriten në ajër. Ç’punë ka shpata, përveçse raketat dhe Zot na ruaj, bombat atomike.
Ka thënë (Pejgamberi) lufta do të jetë shumë e ashpër. Bota islame dhe bota kristikane do të bashkohen bashkë kundër një armiku të huaj, por nuk e ka përmend me emër.
Në këtë kohë, kur do të ndodhë kjo luftë, që nuk është çudi të jetë dhe Lufta e Tretë Botërore, do të ketë tre forca të fuqishme në botë. Kristianët, muslimanët dhe një forcë e tretë. Këto tre forca, do të kenë arenën e vet në botë dhe muslimanët, e kanë në fenë e tyre, kur është një armik tjetër, janë afër me kristianët. Historikisht kështu ka qenë.
Kur ishin në Mekë, luftonin bizantët me persët. Idhujtarët ishin me persët, kurse muslimanët me kristianët. Midis mushkrikëve dhe hebrejve në Medine, ishte me hebrejtë. Pra ka dalluar Kur’ani mes ahl al-kitāb (Njerëzit e Librit) dhe atyre që nuk besojnë fare. Prandaj neve na lejohet të martohemi me vajzat e ehli kitabëve por jo me jo besimtarët. Pejgamberi alejhi selam kur ishte në vështirësi në Meke, ku i çoi sahabët? Tek një mbret i drejtë kristian. Kur ia shpjeguan parimet e islamit, ata kuptuan se i ndan vetëm një fije e hollë. Kur kanë lexuar ajetet e sures Merjem, priftërinjtë atje kanë qarë, nuk i pushonin lotët.
Pra, ata që besojnë në Zot, respektojnë atë që beson në Zot. I respektojnë të gjithë, por në veçanti ata që besojnë.
Dhe… kur të vijë kjo kohë…. ka thënë Pejgamberi alejhi selam, islamë e kristianë, do të bashkohen. Njerëzit që do të bëhen sebep që kjo të ndodhë (Armagedoni, Kijameti), do të marin kusure të mëdhaja.
Shumë po lakohet kohët e fundit (lufta). A krijon kjo, një si ndjenjë frike… si duhet të jetë muslimani në këtë rapot?
Elvisi: Pejgamberi alejhi selam për çfarë i ka shpjeguar shenjat e kijametit? Për të treguar që ne të jemi të pregatitur. Me treguar që mund të vijnë dhe këto kohëra. Muslimani nuk përgatitet për luftë, po për devotshmëri, për dituri… dhe devotshmëria e dituria, i kanë të gjitha brenda. Si në kohë paqje, si në kohë lufte, muslimani është i durueshëm. Ne po themi që flitet për një luftë e cila do të marrë, do të vdesin shumë njerëz. Muslimanët në këtë kohë, do të kenë një drejtues, quhet Mehdi, ose më saktë, do të ketë emrin Muhamed ibn Abdullah. Mehdi, që shumë e dinë që është emër, është epitet, do të thotë ‘I udhëzuar’.
Profeti alejhi selam na ka thënë se ‘do të ketë emrin tim dhe emri i babës së tij, është si i babait tim’.
Në këtë kohë, kur muslimanët janë bashkuar, janë konsoliduar nga ana e vet, i cili është “Mehdi”. Profeti ka thënë, “është nga gjaku im”. Pra, Mehdi do të rrjedhë nga Hasani ose Hyseni (fëmijët e Fatimas).
Pejgamberi ka qenë në mymber të xhamisë. Hyn Hasani, ishte i vogël. Pejgamberi ka zbritur dhe ka puthur Hasanin, ka thënë “Pasuria e fëmijët, janë pasuria e kësaj bote”.
Ka thënë për atë fëmijë… “Dashtë Zoti, ja ky fëmijë do të rritet dhe do të bëhet sebep që dy ushtri të mos luftojnë e të derdhet gjak”.
Tekstualisht kjo ka ndodhur, pasi kishte vdekur Profeti Muhamed alejhi selam.
Po ne po flasim për shenjat e mëdha… Mehdi pra, është nga familja e Pejgamberit alejhi selam. Ka thënë… “Hundën e ka të vogël dhe ballin e ka të gjerë. Besën njerëzit do t’ja japin në Qabe”.
Si janë shpjegimet? Tregohet se përpara se të vijë Mehdi, bota islame është konsoliduar në mendim. Se nuk mundet vëlla, që të bëhet nga një person, të ndryshojnë gjëra si me shkop magjik. Njeriu më të mirë në sipërfaqen e botës, iu deshën 23 vite.
Të vijë sot Mehdi? Pranohet sot? Sot, të gjithë janë ‘Mehdi’.
Pra po flas, pikërisht për shenja të cilat, pas kësaj që konsolidohet, në perëndim në atë kohë, mbaje mend, në perëndim do të ketë musliman shumë të mirë dhe të mençur.
Më lër të shpjegoj, diçka që shumë nuk e kanë dëgjuar. Pejgamberi ka thënë… “”70 mijë nga benis’hakët, pra nga bijët e Is’hakut”
Is’haku kush ishte? Djali i Ibrahimit alejhi selam. Ibrahimi, Is’haku, Ismaili… kaq dimë ne. Por ka patur dhe një fëmijë të tretë, jo Pejgamber. Ai ka ardhur, ka jetuar në Evropë. Pra kur themi nga bijtë e Is’hakut, ka ardhur situata që një prej tyre ka ardhur ka jetuar në Europë. Dhe ka treguar Pejgamberi që do të ketë muslimanë të mirë në Europë. Kur themi europë, themi dhe Amerika, se europianët shkuan në Amerikë. Dhe.. 70 mijë do të hyjnë në një vend që e ka përshkruar si Stambolli. Është një ide. Nuk e ka thënë fiks, por ka thënë, që një pjesë e saj është në tokë, një pjesë në ujë. Shikoje se çfarë situate do të jetë. Pra po mundohem të jap një panoramë. Këtej Mehdi-u, këtej muslimanë të mençur.
Lufta e madhe dhe ardhja e Mehdiut, hapin panoramën… sot është tjetër ‘lojë’. Ore mund të ndodhë pas 1 mijë vjetësh, pas 100 vitesh. Prandaj, njerëzit e mençur dhe me gjykim të ftohtë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm që nga gjëja e vogël, të mos biem nga gracka e madhe. Ne si muslimanë duhet të shpërndajmë islamin, sepse islam do të thotë paqe. Një nga emrat e Allahut është ‘Es- Selam’ i Paqshmi.
Pasha Zotin, është turp që të gjitha këto (Islamin) i ke përballë dhe sa muslimanë i ke ende në kopësht. Të gjithë bashkë, të bëjnë dua për njëri- tjetrin, që neve, islamin ta kuptojmë drejt. Asgjë nuk rregullohet sot për nesër. Sot ka një vizion, nesër bëhesh i dijshëm. Sot ka një vizion, nesër ndihmohet një jetim. Sot ka një vizion, pasnesër shërohet një i sëmurë. Kështu bëhen gjërat. Ne kemi amanetin, në trojet shqiptare, për të shpërndarë paqen dhe mirësinë, për të shpërndarë bujarinë, solidaritetin, me shëru të sëmurë, me përkëdhel jetimin, për t’i blerë shtëpi të re, mos të lëmë të varfër… kjo është qëllimi që ne kemi, kështu na ka mësuar islami.
Në këtë prizëm, insha Allah sa më larg. Ne, nesër nga Lufta e Tretë dhe ardhja e Mehdiut, ne dalim pastaj tek dy fenomenet e mëdhaja. Kush janë? I trajtojmë pak. Janë dy kollosë, njëri i të mirës dhe tjetri i të keqes. Isai Alejhi Selam dhe nga na tjetër, Dexhalli apo Antikrishti. Pas Mehdiut, del Dexhalli.
Thotë Pejgamberi alejhi selam… “Nga Ademi alejhi selam e derisa të shkatërrohet kjo botë, nuk ka sprovë më të madhe sesa Dexhalli”.
Kurse tjetri, kollosi i të mirës, Isai alejhi selam, ka dy ditë e një sekondë. Po e them kështu, që të zbërthejmë tani Kur’anin.
Ndiqeni këtu rrëfimin interesant të Elvisit (fillon nga minuta 56:52)