Pogradec, banorët i shpëtojnë jetën një gruaje që tentoi vetëflijimin

Banorët e lagjes nr.3 në Pogradec, kanë mundur t’i shpëtojnë jetën një gruaje 40 vjeçe e cila u hodh nga ura pranë liqenit të qytetit.

Fatmirësisht gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se 40 vjeçarja është punonjëse në sektorin e pastrim gjelbërimit dhe nënë e një fëmije.

“Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.