Pogradec: Ishte larguar nga banesa 4 muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i 46 vjeçarit

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Kalivaç të Pogradecit, në gjendje të dekompozuar.

Nga verifiket e kryera rezulton se trupi i pajetë i përket një 46 vjeçar i cili ishte larguar nga banesa e tij afro 4 muaj më përpara. Familjarët e kishin denoncuar rastin duke argumentuar se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Pogradec | Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.