Pogradec: Një bombul gazi shpërthen në banesën e një të moshuare

Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e të mërkurës në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit, në zonën e njohur si ‘agjencia’.

Bombola ka shpërthyer në banesën e një gruaje në moshë.

Si pasojë e shpërthimit, 71 vjeçarja ka marrë lëndime. Ajo është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 “Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P.,  71 vjeçe,  dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit është  dëmtuar  71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje   dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit”, njofton policia.