Pogradec, pushuesi 53 vjeçar përplaset nga fadroma e pastrimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Pogradec, atje ku një fadromë që shërbente për pastrimin e mbetjeve në liqen, ka përplasur një pushues. 53 vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.