Prej 1 jave ishte larguar nga shtëpia, 63 vjeçari gjendet i pajetë në rezervuarin e Gjancit

Një burrë në moshën 63 vjeçare është gjetur këtë të mërkurë i pajetë në ujërat e rezervuarit të Gjancit, afro 14 km larg qytetit të Korçës.

I ndjeri ishte larguar nga shtëpia e tij afro një javë më parë. Familjarët njoftuan autoritetet për zhdukjen e 63 vjeçarit që ditën që ai u larguar, por deri më sot nuk kishte patur asnjë shenjë për të ndjerin.