Prej 10 ditësh i zhdukur, vëllai kërkon të vëllanë 39 vjeçar në Tiranë

Një 39 vjeçar i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej 10 ditësh.

B.Hoxha, është parë për herë të fundit në zonën e Kombinatit në Tiranë. Vëllai i tij e ka denoncuar zhdukjen e 39 vjeçarit që më datë 15 dhjetor. Ai po kërkon dhe ndihmën e qytetarëve, nëse dikush ka rastisur ta shohë, pasi deri më sot kërkimet e familjes dhe policisë nuk kanë dhënë rezultat.

Apeli i vëllait të Bardhylit:

” Më ka humbur vëllai. Po bëjnë 10 ditë që nuk e gjejmë dot. Ai është i sëmurë me probleme mendore. Kemi bërë denoncim në polici për humbjen e vëllait dhe e kemi kërkuar edhe vetë, por nuk e kemi gjetur dot. Ju lutemi, kushdo që e ka parë, të na lajmërojë në këtë numër: 0688556052 . Denoncimin e kam bërë në polici më datë 15 dhjetor. Vendi i fundit ku është parë është në Kombinat, aty ku jeton.”