“Prej 105 vitesh jetoj në këtë shtëpi” Rrëfimi i pazakontë i të moshuarës

Elsie Allcock erdhi në këtë botë mëse 1 shekull më parë, në një prej dyshekëve të një apartamenti të vogël në Nottingam të Britanisë. Kanë kaluar 105 vite dhe kjo e moshuar vijon ende të jetojë aty.

Historia e saj ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa BBC-ja i ka kushtuar një kronikë të shkurtër.

Elsie rrëfen se shtëpinë (ku prindërit e saj jetonin me qira), ajo vendosi ta blejë me të shoqin e saj të ndjerë dekada më parë. Prona i kushtoi 250 paundë.

“Ishin shumë para… në atë kohë”-thotë e moshuara.

Gjatë jetës së saj kjo grua ka parë Luftën e parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore… dhe 22 kryeministra të Britanisë.

Elsie jeton me të birin 76 vjeçar, i cili thotë se e ëma “më turpëron, sepse është më e shkathët e aktive se unë”.

Për BBC-në e moshuara tregon pjesë të shtëpisë, ndërsa gazetarit i rrëfen se ka pasion të thurë, të plotësojë figurina ‘puzzle’ si dhe fjalëkryqin. BBC shkruan se historia e të moshuarës është parë nga miliona njerëz… e moshuara vetë thotë se është habitur nga ky fakt.