Qëkur mundet të mbajë mend, dera e spitalit ka qenë përherë aty. Dhimbja dhe vuajtjet po ashtu. Nuredini është 12 vjeç. Në 11 vite ai ka shkuar në spital për të marrë gjak për shkak se është i prekur nga talasemia.
Por vuajtjeve dhe lotëve, tanimë i është shtuar një sprovë edhe më e madhe. 12 vjeçari është diagnostifikuar së fundmi, me një lloj të rrallë të leuçemisë. Sëmundja rrezikon t’i marrë jetën nëse Nuredini nuk largohet sa më parë jashtë shtetit, për kurim të specializuar dhe një transplant.
“Unë jam Nuredini, 12 vjeç. Kam 11 vite që rri në spital, por nuk shërohem. Sepse kam një sëmundje të rëndë. Do të doja të isha i shëruar, të mos vij më këtu…të jem si të gjithë të tjerët”-tregon Nuredini.
Në krah të tij qëndron e ëma. Duart e saj mbulojnë sytë që prej 11 vitesh vetëm qajnë… familja e Nuredini nuk i ka mundësitë për të përballuar kostot e mëdha të kurimit. Ndaj në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, lutet për ndihmën e bamirësve shqiptarë