Në 3 muajt e fundit, Kristjana nuk është larguar për asnjë sekondë nga e bija… e prej 3 muajsh, Melisa vogël, qëndron e shtrirë në këtë inkubator. Vogëlushja lindi pasi nëna e babai i saj u lutën e provuan për 5 vite me radhë të bëheshin me fëmijë. Por një komplikacion shëndetësor e ka lënë vogëlushen të intubuar, mes jetës e vdekjes. Shpëtimi i vetëm mbetet dërgimi i Melisës për kurim të specializuar jashtë shtetit, kurë e cila është përtej mundësive të familjes.
Fatma Naçi e Meri Bejleri shkuan të vizitojnë Melisën e vogël në spital e për t’i dhënë mbështetje kësaj nëne, që prej 3 muajsh ka përjetuar ditët më të rënda të jetës së saj. Kristjana s’mundet t’i mbajë dot lotët. Njëlloj dhe Fatma me Merin. Si mundet t’i mbash lotët kur përpara teje shikon atë vajzë të brishtë që lufton për jetën…
E mbushur në trishtim e agoni, nëna e vogëlushes i lutet shqiptarëve për ndihmë