“Prej zjarrit plasën dhe bombulat” Shkodër: 4 banesa përfshihen në  flakë, shpëtojnë banorët

Një zjarr ka shkrumbuar katër banesa në orët e mesnatës në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbeg” rreth orës një të natës.

Zjarri ra fillimisht në një banesë dykatëshe në pronësi të një 51 vjeçari. Në vendin e ngjarjes shkuan 4 zjarrfikëse të cilët shuan flakët pas afro 2 orësh punë.

Fatmirësisht banorët e tre banesave (pasi njëra godinë ishte e pabanuar) mundën të largohen në kohë nga flakët.

Njëra prej banoreve tregoi për median se dëmet janë të shumta ndërsa zjarri ka arritur të çajë dhe muret.

 “Ka dëme deri në themel. Janë çarë muret. Vetëm të rrim në shi tani. Ishalla Zoti e rregullon. Në shtëpi ka qenë burri. Bombolat kanë plasur më pas. Burrin e kanë nxjerrë fëmijët e kunatit nga shtëpia. Janë djegur me frigorifer, orendi, të gjitha, edhe rrobat janë djegur”, tha gruaja.

 “Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç. Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar”, njoftoi policia.

Kujtojmë se disa ditë më parë një zjar i përmasave të mëdha përfshiu tregun e rrobave të përdorura, po në Shkodër