“Preke tim atë me dorë, ti me 4 klasë shkollë” Pamje, momenti i përleshjes mes Elia Zaharias e princit Leka

Princi Leka dhe ish bashkëshortja e tij Elia Zaharia kanë denoncuar njëri- tjetrin për akuzën e dhunës, në një incident që ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e pallatit rezidencial në rrugën ‘Murat Toptani’.

Fillimisht ajo që u raportua në media ishte denoncimi i Lekës, i cili pretendonte se ish bashkëshortja së bashku me ish vjehrrin kishin ushtruar dhunë ndaj tij, madje se Gjergji Zaharia e kishte qëlluar me një statujë druri.

Por pretendimi i Lekës është hedhur poshtë nga ish vjehrri i tij, i cili ka thënë se ka qenë Leka ai që ka ushtruar dhunë verbale e fizike.

Tanimë një video e publikuar gjerësisht në media, filmuar nga Leka, tregon momentet e përballjes së tij me ish të shoqen. Mes të tjerave, Elia Zaharia pyet ish bashkëshortin sesi “ke prekur me dorë babin tim”.

“Ke prekur me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë. I ke gjuajtur babit që është 70 vjeç. I ke gjuajtur babit tim, do të çoj në gjyq ty mos bëj viktimën. Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë. T’i ke falsifikuar provat, i ke thënë shtetit shqiptar që je i shkolluar”.-dëgjohet të thotë në video Elia Zaharia.