Presidenti i Iranit konfirmohet i vdekur: Momenti i gjetjes së helikopterit të rrëzuar

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amir- Abdollahian si dhe shoqëruesit e tyre, janë gjetur e konfirmuar të vdekur pas rrëzimit të helikopterit që po i kthente në atdhe pas një vizite në Azerbajxhan.

Një pjesë e helikopterit të shkatërruar u gjend në një terren malor pranë kufirit me Azerbajxhanin. Shkaku i rrëzimit të helikopterit mbetet ende i paqartë, por besohet se terreni malor, mjegulla e temperaturat e ulëta, kanë qenë faktorë që kanë kontribuar në rrëzimin e helikopterit.

Vdekja e Raisit u konfirmua në një deklaratë në mediat sociale nga nënpresidenti Mohsen Mansouri dhe në televizionin shtetëror . Presidenti i Iranit po kthehej nga vizita e tij në shtetin fqinj, atje ku kishte marrë pjesë në ceremoninë hapëse të digave Qiz Qalasi dhe Khodaafarin me homologun e tij azer Ilham Aliyev.

63-vjeçari konsiderohej si pasardhës i udhëheqësit të Iranit, Ayatollah Ali Khameneit

Çfarë ndodh pas vdekjes së Presidentit

Kushtetuta e Iranit përcakton rastet kur kreu i shtetit është i paaftë të përmbushë detyrat për shkak të një sëmundje, shkarkimit ose rastit të një vdekjes. Detyrat e tij i merr zëvendës presidenti, i cili në këtë rast quhet Mohammad Mokhber. Ky i fundit merr kompetencat e Presidentit, derisa vendoset për kryerjen e zgjedhjeve të reja, brenda 50 ditëve të ardhshme.

Megjithatë, një gjë e tillë ndodh me veton e liderit suprem të vendit Khamenei, i cili thotë fjalën e fundit.