Joe Biden është vënë sërish në qendër të vëmendjes, teksa gjatë një mbledhje me liderët e Afrikës që transmetohej live, duket se e ka zënë gjumi.
82 vjeçari dukej i lodhur gjatë mbledhjes, ndërsa për më shumë se 1 një minutë shihet teksa mbyll sytë dhe vë dorën në fytyrë.
Më tutje Biden duket sikur zgjohet prej gjumit dhe më pas mbyll sërish sytë. Presidenti mbante një kufje në vesh që përgjithësisht përdoret për përkthimet… edhe pse të gjithë të pranishmit në mbledhje folën anglisht përgjatë gjithë kohës.