Prishtinë, gruaja shtatzënë sulmohet në rrugë nga një tufë qensh endacakë

Një qytetare shtatzënë nga Prishtina është sulmuar këtë të martë nga një tufë qensh endacakë.  Ngjarja ka ndodhur në Parkun e lagjes Dardania.

Qytetarja ka pësuar lëndime pasi kur është vërsulur nga qentë është rrëzuar, duke dëmtuar krahët, gjunjët e barkun. Fatmirësisht lëndimet nuk kanë rrezikuar shëndetin e saj e të fëmijës.

“Jam sulmuar nga 5-6 qenë, të cilët më janë vërsulur dhe më kanë rrëzuar, ku kam marr lëndime në bark, krahë dhe gjunjë, por fatmirësisht i shpëtova më të keqës. Mirëpo traumat, shqetësimet dhe frika për rrezikimin e jetës time dhe femijës që po pres nuk më janë larguar derisa erdhi emergjenca, më dërguan dhe më trajtuan në QKUK”,-shkruajti qytetarja në rrjetin social.