4 vite më parë, Egzona nisi orvatjen e saj për t’i ardhur në ndihmë më të brishtëve në shoqërinë tonë, fëmijëve që jetojnë në rrugët e qytetit.
Ajo hapi një qendër strehimore, me qëllim që një ditë të mund t’i largojë fëmijët që kërkojnë lëmoshë, drejt një vendi ku mund të mësojnë, të ushqehen e të ndihen mirë. Vetëm këtë vit, në qendrën e saj janë mirëpritur 220 fëmijë të pamundur, që kërkojnë lëmoshë në rrugët e Prishtinës ose shesin gjësende të vogla e pastrojnë xhamat e makinave.
Radio Evropa e Lirë i ka kushtuar një kronikë orvatjeve të Egzonës dhe veprës së saj të mirë.