“Projekti më i madh arkeologjik i Europës” Media zvicerane sjell pamje të gërmimeve nënujore në Lin

Media zvicerane “SRF” ka publikuar disa pamje interesante të gërmimeve nënujore të kryera në Lin të Pogradecit, atje ku u zbulua vendbanimi më i vjetër në Europë. Provat shkencore e datojnë këtë vendbanim të ndërtuar afro 8 mijë vite më parë, thënë ndryshe afro 2 mijë vite më të hershëm se vendbanimet më vjetra të njohura më parë (gjetur në Zvicër).

“Përgjatë gërmimeve në liqenin e Ohrit në Shqipëri, u zbulua vendbanimi më i vjetër në Europë. Ka të dhëna shkencore që vendbanimi në Lin është ndërtuar mes viteve 5800 e 5900 para erës sonë. Ky vendbanim është afro 2 mijë vite më i vjetër se ai i gjetur në Zicër. Sipas studiuesve, ky vend do të jetë projekti më i madh arkeologjik në të gjithë Europën”-thuhet në përshkrimin që jep media zvicerane.