Pse Finlanda ka njerëzit më të lumtur në botë

Pavarësisht të ftohtit dhe orëve të gjata të errësirës në dimër, sërish finlandezët rezultojnë të jenë njerëzit më të lumtur në botë.

Profesor Frank Martela, filozof dhe studiues i bazave të lumturisë, jep leksion në Universitetin Alto në Finlandë. Martela së bashku me kolegët e tij kanë arritur të përshkruajnë në terma të thjeshtë, disa nga arsyet se përse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë. E nga ajo që kanë mësuar këta studiues, rezulton se lumturia më së shumti vjen prej shkak të gjërave që finlandezët nuk bëjnë.

-Finlandezët nuk shqetësohen që të garojnë me tjerët për të patur gjithçka. Shumica dërrmuese e tyre nuk e shfaqin sesa të pasur apo të kamur janë. Edhe ata që janë më të suksesshmit, ngjajnë e sillen njëlloj si të tjerët. Finlandezët duket se e kanë kuptuar vetiu se mania e përshfaqjes dhe krahasimit me të tjerët, ka aspekte mjaft negative.

-Finlandezët nuk e neglizhojnë rëndësinë e të qenit dhe qëndruarit në natyrë. Edhe akti i thjeshtë i daljes nga shtëpia e mbjellja e disa luleve, rezulton se e rrit cilësinë e jetës. Një studim i publikuar në “Science Advances” më gusht të vitit të kaluar, tregoi se të qëndruarit në natyrë, ka një mori me aspekte pozitive që më parë nuk ishin konsideruar si të rëndësishme. Alexandros Gasparatos (Ph.D), një prej autorëve të studimit, shpjegoi se humori dhe sjellja e njeriut ndryshojnë menjëherë dhe në pak kohë, kur njeriu del dhe bashkëvepron me natyrën. Studimi zbuloi po ashtu dhe se marrëdhënia mes njerëzve përmirësohet, kur këta të fundit një kohë të caktuar e shpenzojnë në natyrë.

-Finlandezët nuk e thyejnë besimin mes njëri- tjetrit. Siç shpjegojnë studiuesit, finlandezët kanë për tendencë që të vlerësojnë tjetrin, ta trajtojnë me respekt dhe ndershmëri. Një eksperiment u krye më 2022, i cili kishte në vëmendje pikërisht ‘testimin’ e ndershmërisë së finlandezëve. Një portofol me para u hodh në tokë (eksperimenti u krye në 16 qytete në Finlandën). Në Helsiki për shembull, 11 nga 12 portofolët që u hodhën në tokë, u kthyen nga njerëzit që i gjetën.

Pra në thelb, ndershmëria dhe respekti janë vlera të cilat finlandezët i ruajnë pranë vetes, dhe i vënë në përdorim të përditshëm.

Studimi u publikua në: Psychology Today/ Përshtati me disa shkurtime: Fch.al