“Pse më ngacmon motrën” 15 vjeçari në Gjirokastër godet me thikë moshatarin

Një 15 vjeçar u arrestua nga policia e Gjirokastrës pas një konflikti që degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta. I mituri është konfliktuar me një tjetër bashkëmoshatar, të cilin e ka goditur me thikë në pjesën e barkut.

15 vjeçari i plagosur përfundoi në spital në gjendje të rëndë, ndërsa autori dyshuar u ndalua nga autoritetet. Ai u ka thënë këtyre të fundit se konflikti nisi pasi i plagosuri i ngacmonte motrën 13 vjeçare. Dy 15 vjeçarët janë nxënës të së njëjtës shkollë, por mësojnë në klasa të ndryshme.

Fatmirësisht i plagosuri ka dalë nga reparti i reanimacionit dhe ndodhet deri më tani, në gjendje stabël.

Policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.