Një infermier në spitalin e Beratit ka rënë pre e dhunës fizike nga ana e dy të rinjve. Këta të fundit janë përplasur me infermierin në korridorin e spitalit dhe i kanë kërkuar llogari atij se përse i preu rrugën. Fillimisht debati ka përshkallëzuar në akuza verbale, ndërsa më pas dy të rinjtë kanë nisur ta qëllojnë infermierin me grushte e shkelma.
Agresorët janë larguar mandej në drejtim të paditur. Autoritetet njoftuan se i kanë identifikuar dy të rinjë me inicialet K.Sh., dhe E.D., dhe jane shpallur në kërkim. Infermieri ka marrë lëndime të lehta.