Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në afërsi të fshatit Hadroj në Pukë, atje ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan. Në automjet ndodheshin dy persona, babë e bir. Shofer ishte 60 vjeçari, ndërsa pasagjer i biri 24 vjeçar.
Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të dy personave.
Babë e bir janë dërguar në spitalin e Pukës ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut.
‘Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.’’- njofton policia.