Një punëtor 44 vjeçar ka ndërruar jetë teksa punonte në një objekt ndërtimi në Dhërmi. 44 vjeçari me inicialet A.D ra aksidentalisht nga lartësia dhe mori plagë të rënda. Autoambulanca e ka nisur të riun drejt spitalit, por ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në urgjencën e Vlorës.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të aksidentit.“-njoftuan autoritetet.