Punëtori 58 vjeçar humb jetën në vendin e punës, bie nga pallati në ndërtim në Tiranë

Një punëtor 58 vjeçar ndërroi jetë të martën pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim në kryeqytet. I ndjeri punonte në kryqëzimin pranë rrugës “Dervish Luzha” në Tiranë.

58 vjeçari ka rënë aksidentalisht teksa punonte në lartësi. Për shkak të plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.