Punonte në lavazh për të ndihmuar familjen, kush ishte 15 vjeçari që humbi jetën në Dimal

Mëngjesi i kësaj të enjte do të shënonte një ngjarje trishtuese.

Jeta e një 15 vjeçari u pre në mes si pasojë e një aksidenti tragjik. 15 vjeçari Rohan N. po punonte në një lavazh në Dimal kur e zurri korrenti. Dyshimet paraprake flasin për një masë elektrike në pompën e ujit, e cila ka bërë që trupi i adoleshentit të përshkohet nga rryma elektrike.

Fatkeqësisht Rohani humbi jetën, teksa punonte në lavazh (në të zezë) si një mënyrë për të sjellë të ardhura për familjen e tij.

Mbi rastin policia arrestoi pronarin e lavazhit. Ky i fundit do të ndiqet penalisht për akuzën e ‘shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.